BALLKAN, 18 Janar 2022, 17:59

Koronavirusi në Greqi,160 viktima dhe mbi 27 mijë raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Koronavirusi në Greqi,160 viktima dhe mbi 27 mijë raste të reja

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 23,340 raste të reja me Covid. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 1,703,396, nga të cilët 49,8% janë meshkuj.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 106 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 22 197 viktima.

Numri i pacientëve që po trajtohen me intubim është 673. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.