BALLKAN, 31 Dhjetor 2021, 10:16

Varianti Omicron rrit shqetësimin/ Në Kosovë janë vaksinuar 12 mijë qytetarë me dozën e tretë

Varianti Omicron rrit shqetësimin/ Në Kosovë janë vaksinuar

Varianti Omicron ka rritur ndjeshëm numrin e të infektuarve në të gjithë botën. Në Kosovë janë regjistruar 9 rastet e para, duke vendosur në lëvizje autoritetet shëndetësore.

Aktualisht, sipas mediave kosovare, në vend numri it ë vaksinuarve me një dozë është 98.547, ndërsa me dy doza është 78.269.

Prej disa javësh ka nisur dhe vaksinimi me dozën e tretë dhe atë përforëcuese. Sipas Telegrafit, janë dhënë mbi 12 mijë doza përforcuese.

Ndryshe, një ditë më parë infektologu Hamdi Ramadani se varianti Omicron bashkë me gripin sezonal mund të rëndojë shumë situatën epidemiologjikë në vend vetëm brenda pak javësh.

Ramadani ka thënë se paraqitja e këtij varianti të virusit ishte e pashmangshme në Kosovë, duke qenë se është përhapur tashmë në gjithë botën.

“Situata rëndohet nëse nuk merren masa nga organet kompetente që masat të jenë të zbatueshme detyrimisht, të jenë obliguese. Ajo që është e rëndësishme është edhe vaksinimi. Vetëm me dy doza vaksinimi nuk mund të mbrojë nga Omicroni. Në vendin tonë kemi fare pak qytetarë që e kanë bërë dozën e tretë ose atë përforcuese të vaksinës antiCOVID, edhe kjo e bën që të rëndohet situata epidemiologjike”, u shpreh infektologu Ramadani.