TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet bregdetare greke kanë kapur dy thasë të mbushura me pilula “Captagon”.
Bëhet fjalë për 180 mijë pilula të një droge, e cila është mjaft e përhapur në Azinë Perëndimore dhe përdoret kryesisht nga grupet xhihadiste në Siri.
Prandaj edhe pilula thirret edhe si “pilla e xhihadistëve”.
Sipas mediave greke, qeset mbajnë të stampuara sipër edhe simbolin e zvastikas.
Policia greke nuk ka informacion se si kanë përfunduar këto pilula në brigjet e Rodosit, ndërsa dyshojnë se ato janë pjesë e një ngarkese më të madhe që mund të ketë kaluar aty pranë apo që është kapur diku tjetër dhe trafikantët e kanë hedhur.
Pak ditë më parë, autoritetet e Libanit kapën një sasi të madhe të këtyre pilulave duke bërë që grekët të dyshojnë se bëhet fjalë për të njëjtën ngarkesë.
Çfarë është “Captagon” ?
“Captagon” është një zëvendësues i amfetaminë dhe metamfetaminës.
Kjo drogë ka filluar të përdoret gjerësisht në vitet ’70 dhe shërben kryesisht për të rritur fokusin; largon përgjumjen dhe rrit energjinë në trup.