BALLKAN, 17 Janar 2022, 21:47

Greqia miraton dozën e katër të vaksinës kundër Covid-19

Greqia miraton dozën e katër të vaksinës kundër

Greqia ka miratuar dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19 për një grup të caktuar të popullsisë. Komiteti Kombëtar i Vaksinimit në vend vendosi që duke nisur nga 20 janari personat me imunitet të kompromentuar mund të vaksinohen me dozën e katërt.

Kjo e fundit duhet të administrohet tre muaj pas dozës së fundit dhe do t’u jepet personave me imunitet të komprometuar që janë mbi 12 vjeç.

Kryetarja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, duke iu referuar plotësimit të 1 viti nga fillimi i vaksinimeve në vend dhe dy vjet nga infeksionet në Wuhan të Kinës, u shpreh se tashmë është vërtetuar se administrimi i vaksinave ka një kontribut të çmuar, për të parandaluar vdekjet nga Covid-19.

Ai gjithashtu raportoi se një studim i fundit tregoi se aftësia neutralizuese e antitrupave tek fëmijët ishte e njëjtë me atë të të rriturve, ndërsa kapaciteti qelizor ishte dyfishi i aftësisë së të miturve.