BALLKAN, 5 Janar 2022, 16:37

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Maqedoni, humbin jetën katër persona

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Maqedoni, humbin

Maqedonia e Veriut për të dytën ditë me radhë ka shënuar një numër të lartë të rasteve të reja me Covid.

Raporti i fundit i autoriteteve shëndetësore bën me dije se nga 7188 testime me Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 1375 qytetarë, ndërsa kujtojmë se një ditë më parë janë konfirmuar 1197 persona.

Ndërkaq në orët e fundit kanë humbur jetën vetëm katër persona duke e çuar në 8000 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid 217 persona. Në Maqedonia aktualisht janë të infektuar me Covid 6 818 raste. Gjithashtu sot nga ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj është konfirmuar edhe rasti i parë me “Flurona”