BALLKAN, 26 Shkurt 2025, 22:36

A ishte hakmarrje? Plagosja e tre personave jashtë gjykatës në Gjermani, vëllai i boksierit Besar Nimani flet për median gjermane

A ishte hakmarrje? Plagosja e tre personave jashtë gjykatës në

Nga të shtënat me armë ditën e sotme në Bielefeld të Gjermanisë mbetën të plagosur tre familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Lidhur me rastin është prononcuar vëllai i Nimanit, Berati, i cili ka thënë se nuk ka lidhje me plagosjen e trefishtë.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë “Westfalen-blatt.de”, përmes një telefonate.

Media gjermane shkruan se Berat Nimani, vëllai i ish-boksierit profesionist të vrarë Besar Nimani, pretendon se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin që u krye të mërkurën pasdite (26 shkurt) në Bielefeld ndaj të afërmve të vrasësit të dyshuar të vëllait të tij. Ai e ka shpjeguar këtë në një lidhje telefonike.

Berat Nimani ka deklaruar, "nuk isha unë".

Në mars 2024, dy burra qëlluan 16 herë ish-boksierin profesionist Besar Nimani në zonën e këmbësorëve në Bielefeld, ai u gjakos për vdekje. Gjyqi kundër njërit prej vrasësve të dyshuar filloi më 31 janar.