TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, pasi është shembur dheu në një vendpunim në lagjen Veternik të Prishtinës më 5 prill.
Agron Boroci nga Policia e Kosovës se autoritetet kanë marrë informacionin rreth orës 13:00 se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në rrugën “Gjilani”.
“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjentë”, tha Boroci.
Nga policia thanë se zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Sindikatat e të drejtave të punëtorëve vazhdimisht kanë shprehur shqetësim për shkallën e lartë të lëndimeve dhe vdekjeve në sektorin e ndërtimit.