BALLKAN, 9 Shkurt 2023, 09:06

Tërmeti në Turqi/ FSK-ja bën mrekullinë, nxjerrin të gjallë nga gërmadhat nënë e bijë

Tërmeti në Turqi/ FSK-ja bën mrekullinë, nxjerrin të

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta nxjerrin të gjallë edhe nënën, pas shpëtimit të një vajze dyvjeçare nga rrënojat.

“Heronjtë tanë arrijnë të shpëtojnë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, heronjtë dhe heroinat tona me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim vetëmohues arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj. Ju lumtë krenaria jonë!” shtoi ai.

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka kaluar mbi 16 mijë, ndërsa vijojnë pa ndërprerje kërkimet për të shpëtuar njerëzit poshtë rrënojave.