BALLKAN, 7 Shkurt 2023, 12:23

Pas Turqisë, lëkundje tërmeti edhe në Greqi. Ja magnituda dhe ku ishte epiqendra

Pas Turqisë, lëkundje tërmeti edhe në Greqi. Ja magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur Greqinë ditën e sotme, konkretisht në Sithonia në Halkidiki.

Mediat, duke cituar autoritetet vendase bëjnë me dije se epiqendra e saktë e tërmetit ka qenë 12 kilometra në jugperëndim të Ormylia Halkidiki.

Kujtojmë se Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm ditën e djeshme në kufi me Sirinë, ndërkohë që deri tani numri i viktimave ka kaluar më shumë se 5 mijë.