TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje tepër të rënda janë zbuluar nga vrasja e 14-vjeçares në Shkup e cila u gjet e vdekur një javë pasi ishte rrëmbyer. Mediat maqedonase raportojnë se i dyshuar kryesor në organizimin e ngjarjes është dhe babai i 14-vjeçares, i cili ka pasur rolin e informatorit. Plani i rrëmbyesve sipas saj ishte zhvatja e parave të nënës së vajzës, e cila ishte e divorcuar dhe kohët e fundit kishte shitur një apartament.
Raportohet se pasi e rrëmbyen brenda pallatit, vajza u transportua në periferi të Shkupit, e lidhur në bagazhin e një makine, ku në rrethana që ende nuk dihen ndërroi jetë. I njëjti grup rrëmbeu dhe vrau dhe një tjetër shtetas, Pançe Zhezhovskin. Personat e arrestuar janë identifikuar si Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.
Koka e grupit Lupço Palevski, është një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.
Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74-vjeçarit Pançe Zhezhovskit është për përfitime materiale. Po ashtu thuhet se grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin.