BALLKAN, 16 Maj 2026, 15:42

Forcat speciale maqedonase provokojnë shqiptarët në Kumanovë: Këtu është Maqedoni

Forcat speciale maqedonase provokojnë shqiptarët në

Forcat Speciale në Kumanovë të shoqëruara nga furgonë dhe makina policie, paraditen e sotme kanë provokuar me marshim dhe brohoritje "Këtu është Maqedoni, le ta dinë të gjithë" dhe "Do të luftojmë për Maqedoninë".

Marshimi është bërë me pretendim duke u stërvitur, megjithëse për herë të parë ndodh që në Kumanovë, pjesëtarë të Njësiteve Speciale të dalin jashtë kazermave për stërvitje.

Ky marshim dhe stërvitje ka ndodhur në rrugën kryesore të Tregut dhe afër Lagjes së Trimave.