BALLKAN, 29 Nëntor 2021, 09:59

Forcat Speciale të Ushtrisë Greke në kufi me Turqinë, gazeta turke: Sfidë

Forcat Speciale të Ushtrisë Greke në kufi me Turqinë, gazeta

Gazeta turke Yeni Safak e konsideron “sfidë” ndaj Turqisë praninë e Forcave Speciale të Forcave të Armatosura Greke, në zonën e fshatit Megalo Derio në Soufli , për të parandaluar kalimin e emigracionit të paligjshëm në kufirin greko-bullgar.

Me një titull provokues: “Njësi patrullimi në një “fshat tjetër” turk të Thrakisë Perëndimore” , gazeta turke raporton se parashutistët mbërritën në Megalo Derio me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm Konstantinos Floros , duke theksuar se do të patrullojnë të gjithë zonën.

Artikulli flet për fshatrat “turke” në Thrakë, duke pyetur pse Athina dërgon apo kryen stërvitje në fshatrat minoritare.

Forcat Speciale të Ushtrisë Greke në kufi me Turqinë, gazeta