BALLKAN, 25 Mars 2025, 20:54

"E ka larguar nga puna disa herë"/ Vrasja e 42-vjeçares, kunati tregon se si u kërcënuan nga pronari i furrës: Tha "ishalla nuk takohemi"

"E ka larguar nga puna disa herë"/ Vrasja e 42-vjeçares,

Një vrasje e dyfishtë dje ka tronditur Vushtrrinë, ku mbeti e vrarë një grua 42 vjeçare dhe më pas autori vrau veten.

E ndjera, Nexhmije Haradini, është varrosur sot dhe kunati i saj ka rrëfyer disa raporte të mëhershme me vrasësin, pronar i furrës ku e ndjera kishte punuar më parë.

Ai ka rrëfyer se para ngjarjes vëllai i tij kishte marrë kërcënime nga pronari i furrës, duke i thënë “ishalla nuk takohemi”.

“Ka punuar tetë vite. E ka larguar nga puna disa herë. Tash së fundmi e ka lutur prapë me u kthy në punë, ajo ka hyrë në gjelltore tjetër me punu. Nuk ka pasur arsye tjetër veç xhelozia pse me punu në tjetër vend. Vëllai na ka tregu mbrëmë që i ka thënë pronari atij 'ishalla nuk takohemi', vëllai nuk na e ka treguar këtë, ka menduar që e ka thënë në nerva e sipër. Ka mundur të ishte edhe vëllai jem viktima se ai e ka hup vetëdijen e kontrollin”, tha ai.