BALLKAN, 9 Dhjetor 2023, 10:12

Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro përmes bizneseve fiktive, arrestohet zyrtari

Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro përmes bizneseve fiktive, arrestohet

Një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës dhe një tjetër janë arrestuar për pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Vlera e parave që dyshohet se ka pastruar përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro. Policia njofton se rasti ka ndodhur në Mitrovicë nga viti 2019 deri në vitin 2023.

“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.