BALLKAN, 9 Dhjetor 2023, 09:26

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës do të protestojë sot para Qeverisë

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës do të

Njësiti Special i policisë sot do të mbajë protestën e dytë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protestës që do t’i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës, do të fillon nga ora 12:00.

“Po, do të jemi në protestë, ku do t’i publikojmë edhe kërkesat tona. Në protestë do marrin pjesë së bashku me këshillin drejtues të sindikatës”, ka bërë të ditur Zeqiri.

Pjesëtarët e Njësitit Special, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.