TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Numri më i madh i emigrantëve në rrugën ballkanike humb jetën në lumenj. Drina, mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, është e shpejtë dhe vdekjeprurëse. Këtu afër qytetit të Loznicës në anën serbe të kufirit, e rrethuar me pyje të dendur, Drina është një pengesë për emigrantët që synojnë të kalojnë për në një jetë tjetër.
“Problemi është se ne në fakt nuk e dimë se kush është duke u varrosur. Të gjitha ato varre janë shënuar si persona të panjohur dhe është shënuar vetëm viti i vdekjes. Pra, shumë shpesh nuk e dimë se kush është duke u varrosur”, tha Milica Shvabiq, avokate e OJQ-së “Clickaktiv”.
Sa emigrantë janë mbytur në Drina – nuk dihet. Ashtu siç nuk dihet as sa prej kanë vdekur në Serbi, por edhe në të gjithë Ballkanin. Institucionet nuk mbajnë shkresa zyrtare. Në varrezat e Loznicës, janë 12 varre identike. I vetmi burim informacioni është baza e të dhënave online 4D e krijuar nga aktivistët.
“Ata flenë atje, shkojnë në dyqan në mëngjes, blejnë cigare, kthehen pasdite”, tha Loznica Bujq. “A po përpiqen të kalojnë Drinën me not?”- pyeti reporteri. “Mund ta imagjinoj sa njerëz vdesin dhe askush nuk di për ta. E kam fjalën për dimrin, kur kalojnë ato lumenj të fuqishëm. Ne do t’i gjejmë ato trupa në pyjet përreth kufijve dhjetë vjet më vonë”, tha Vojin Ivkov, regjisor i një dokumentari. 400 vdekje të emigrantëve janë regjistruar që nga viti 2015 në “rrugën ballkanike”.