BALLKAN, 26 Tetor 2024, 14:02

Dy persona e godasin në mes të rrugës, dhunohet kryebashkiaku i Pejës

Dy persona e godasin në mes të rrugës, dhunohet kryebashkiaku i

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm në rrugën Bill Clinton në Pejë, dy persona kanë sulmuar fizikisht kryetarin e kësaj bashkisë, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore, ndërsa agresorët janë arrestuar menjëherë pas sulmit.

Muhaxheri është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ky është mandati i tij i tretë si kryebashkiak i Pejës.