BALLKAN, 19 Tetor 2024, 15:42

E pazakontë! Shqiponja me dy krerë ‘kap prej fyti’ atë serbe/ Hakerohet billbordi në Serbi, fotoja virale shfaqet në mes të qytetit

E pazakontë! Shqiponja me dy krerë ‘kap prej fyti’

Një gjë e pazakontë ndodhi sot në Serbi. Sipas B92, një billboard në qytetin e Valevës ka shfaqur një imazh teksa shihet një shqiponjë me dy krerë me plis në kokë që ka “kapur për fyti” një shqiponjë që ka në prapavijë flamurin e Serbisë.

Fotografia është publikuar në Instagram nga faqja “valjevo_live”. “Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”, thuhej në postim.

Ndërkohë, një person që pretendon të jetë pronar i billboardit, ka reaguar në komentet e postimit.

“Jam pronari i billboardit që është hakuar mbrëmë. E fikëm menjëherë sapo e kuptova, dhe rasti do të raportohet tek autoritetet përkatëse”, ka shkruar ai. Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi atë që ka ndodhur. Kjo foto u bë virale në vitin 2014 pas ndeshjes së famshme Serbi-Shqipëri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VALJEVO - LIVE (@valjevo_live)

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by VALJEVO – LIVE (@valjevo_live)