BALLKAN, 21 Korrik 2022, 17:40

Doli nga gjykata sapo mbaroi seancën gjyqësore, prokurorja përplaset nga makina! Shoferi largohet nga vendngjarja

Doli nga gjykata sapo mbaroi seancën gjyqësore, prokurorja

Një prokurore në Pejë është përplasur nga makina sapo ka dalë nga Gjykata. Shoferi i automjetit raportohet se është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se prokurorja sapo kishte mbaruar një seancë gjyqësore kur është aksidentuar nga makina.

Zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi, tha për Telegraf se “në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të arrestuar personin e dyshuar”.

“Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime të nevojshme që personi i dyshuar të arrestohet, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes”, deklaroi tutje Nikçi.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, deklaroi se prokurorja aksidentuar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.