BALLKAN, 22 Korrik 2022, 20:27

Dodik: Liderët e Bosnjë Hercegovinës refuzojnë sërish mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”

Dodik: Liderët e Bosnjë Hercegovinës refuzojnë sërish

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Milorad Dodik, tha sot se dy anëtarët e tjerë të Presidencës sërish refuzuan të mbështesin iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Sipas tij, kjo sjellje privon ekonomisë dhe popullatës së Republikës Srpska dhe të Bosnjës nga përfitimet e shumta ekonomike.

“Sefik Xhaferovic dhe Zheljko Komshiq edhe një herë refuzuan ta mbështesin këtë iniciativë, kështu që ekonomia dhe popullsia e Serbska-s dhe Bosnje-Hercegovinës u privuan sërish nga përfitimet e shumta ekonomike që ofron kjo iniciativë”, – theksoi Dodik.