TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë identifikuar 4 viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut.
Sipas autoriteteve vendase, mes viktimave kanë qenë edhe dy familjarë, babë e bir.
Viktimat janë identifikuar si R.V. 51 vjeç dhe bashkëudhëtari A.V. 20 vjeç, të dy me mbiemrin Velkov. Bashkë me ta humbën jetën edhe dy të rinj të tjerë, P.M. 20 vjeç dhe M.GJ. 20 vjeç.
Makina “BMW” me të cilën 4 viktimat lëvizinin u përplas me një kamion me targa të Kosovës në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë. Si pasojë e përplasjes, makina shpërtheu në flakë, duke bërë që 4 personat të digjeshin brenda mjetit.
Sipas raportimeve të deritanishme, përplasja ka qenë e fuqishme, dhe automjeti tip "BMW" është përfshirë nga flakët, duke bërë që pasagjerët brenda tij të mos mund të shpëtojnë. Kamioni, gjithashtu, ka dalë jashtë rrugës pasi dyshohet se shoferi 76-vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar pranë anës së qarkores.
Sipas ALSAT, policia tashmë ka konfirmuar zyrtarisht numrin e katër viktimave që ndodheshin në automjetin "BMë" me targa të Shkupit.
Sipas të dhënave të siguruara, mes viktimave kanë qenë dy familjarë, babë e bir. Viktimë kanë mbetur baritoni i njohur Riste Velkov 51-vjeç dhe djali i tij, Adam Velkov 20-vjeç. Bashkë me ta jetën e humbën edhe dy të rinj të tjerë, P.M. 20 vjeç dhe M.GJ. 20 vjeç.
Ende nuk ka informacione të sakta për gjendjen e drejtuesit të kamionit apo identitetin e viktimave. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
