TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale, për të cilën thotë se është e manipuluar dhe se ka qenë “lajm i rremë”.
Tahiri ka shkruar se sot, pas dy javësh, po e publikon të vërtetën rreth fotos së manipuluar me kolegen deputete, Duda Balje.
“Edhe pse nuk e kam pasur plan të merrem me këto goditje të ulëta, një mik i mirë më kontaktoi dhe më tha se rreth 20 persona është munduar t’ua shpjegojnë se fotoja e publikuar ishte lajm i rremë, por prapëseprapë nuk kanë besuar”, ka shkruar Tahiri.

Ai shton se ky është sqarimi i tij dhe u bën thirrje qytetarëve ta dëgjojnë dhe ta shohin vetë.
“Miq, kjo është e vërteta. Dëgjojeni dhe shiheni vetë”, ka përfunduar Tahiri.