BALLKAN, 26 Gusht 2025, 16:17

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkak moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkak moszgjedhja e

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështoi sërish dhe shkak u bë moszgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Lista Serbe ka insistuar në Sllavko Simiqin si nënkryetar, tre herë ka dështuar të zgjidhet duke marrë vetëm 10 vota (9 nga Lista Serbe dhe një nga Adem Hoxha nga komuniteti goran).

Kësisoj, pas insistimit të Listës Serbe në kandidatin e njëjtë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka kaluar në zgjedhjen me short të nënkryetarit nga radhët e komunitetit serbë.

Kështu, Kuvendi i Kosovës konsiderohet i pakonstituar, pasi bazuar në Kushtetutë e Rregullore të parlamentit, kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.