TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e cila ka marrë pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Kurti me liderët e partie politike, ka thënë se s’ka shpresë për zhbllokim dhe s’ka arritje të ndonjë konsensusi.
Ajo ka thënë se Kurti s’ka pranuar asnjë ofertë që i është dhënë nga ish-partitë opozitare.
“S’ka shpresë, s’ka konsensus edhe pse kemi kërkuar. Partia në pushtet s’ka pranuar asnjë ofertë tonën si parti opozitare”, ka thënë Kadriaj.
“Kemi kërku të mos vazhdohet me komision dhe të kthehet procesi të votimi i hapur. Ata duhet t’i sigurojnë 61 vota për kryetarin e Kuvendit”, ka shtuar më tej ajo.