BALLKAN, 5 Shkurt 2024, 12:56

Deputeti i PDK: Ky është viti i fundit i qeverisjes Kurti, nuk do të lejojmë më vjedhjen e votave

Deputeti i PDK: Ky është viti i fundit i qeverisjes Kurti, nuk do
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Deputeti i PDK, Hisen Berisha tha se ky është viti i fundit për qeverisjen e Albin Kurtit në Kosovë.

Hisen Berisha u shpreh se opozita ka qenë gjithmonë bashkëpunuese me qeverinë, por me kushtin që veprimet e saj të jenë të harmonizuara me partnerët ndërkombëtarë, gjë që nuk ka ndodhur. Sipas tij, pas çdo veprimi patriotik të Kurtit fshihen veprime dhe marrëveshje antikushtetuese.

“Përvoja e këtyre viteve qeverisje na ka bërë të kuptojmë se pas çdo veprimi patriotik të këtij kryeministri kemi edhe veprime  të tera antikushtetuese siç ishin marrëveshjet e dëmshme për energjinë, lëvizjen e lirë dhe asociacionin.

Nëse humbim një të katërtën e territorit, për çfarë sakrificash po flasim dhe pse e bëmë një luftë me shumë viktima. Ndaj u bashkuam në këshillin drejtues të partisë, jo zgjedhje këtë vit, por ky është viti i fundit i kësaj qeverie.

Në zgjedhjet e kaluara kemi lejuar vjedhjen industriale, këtë herë nuk do të lejojmë vjedhjen e votave”, tha Berisha në një intervistë për Euronews Albania.