BALLKAN, 3 Shkurt 2024, 22:37

Dodik shpall kandidaturën për një tjetër mandat si president i Republikës Srpska

Dodik shpall kandidaturën për një tjetër mandat si president

“Republika Srpska dëshiron marrëdhënie miqësore me të gjithë”.

Kështu u shpreh këtë të shtunë, presidenti Milorad Dodik dhe shpalli kandidaturën e tij për një tjetër mandat.

Dodik tha në seancën e Komisionit Kryesor të partisë në Srpac se SNSD ka përgjegjësi historike dhe se nuk do të fshihet nga kërcënimet e ndryshme.

“Tërë jetën ia kushtova luftës për Republikën Srpska. Përfundova në gjykatë sepse isha i pabindur. Nuk do të largohem nga këtu, do të qëndroj këtu dhe jam gati të sakrifikoj veten për Republikën Srpska si burrë dhe politikan”, theksoi ai gjatë fjalës së tij.