TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur më 29 nëntor ndaj kanalit të ujësjellësit të Ibër-Lepencit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e hetimit dhe ndëshkimit të autorëve.
Përmes një deklarate në platformën X, zëdhënësi i DASH, Matthew Miller, u shpreh:
“Ne dënojmë sulmin e 29 nëntorit ndaj infrastrukturës ujore në Kosovë. Do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës dhe vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë çështje. Falënderime për punonjësit emergjentë dhe të tjerët, përfshirë KFOR-in, për rikthimin e furnizimeve esenciale”, ka shkruar Miller.
Edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kishte shprehur shqetësimin e madh të vendit të tij për situatën e sigurisë në veri të Kosovës pas shpërthimit të fundit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ky sulm është cilësuar si një akt i rëndë që cenon infrastrukturën kritike dhe sigurinë publike në Kosovë.
Institucionet vendore dhe ndërkombëtare janë angazhuar për hetimin e rastit dhe rivendosjen e furnizimit të rregullt me ujë, ndërsa KFOR-i ka luajtur një rol kyç në ndihmën emergjente.
Autoritetet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë po bashkëpunojnë ngushtë për të zbardhur rastin, duke e cilësuar këtë ngjarje si një sfidë ndaj stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
We condemn the 11/29 attack on Kosovo’s water supply. We will support efforts to find and punish those responsible and appreciate all offers of support to that effort. Thanks to emergency workers and others including KFOR for restoring essential supplies. https://t.co/3SvlWuIDEM
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) December 1, 2024