BALLKAN, 30 Nëntor 2024, 12:31

Aksioni/ Shpërthimi në Zubin Potok, arrestohen disa të dyshuar pas bastisjeve në veri nga policia e Kosovës

Aksioni/ Shpërthimi në Zubin Potok, arrestohen disa të dyshuar

Disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut sot pas bastisjeve nga Policia e Kosovës.

Ende nuk dihen nëse të dyshuarit kanë lidhje me shpërthimin në Ibër-Lepenc. Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe sekuestrimin e disa materiale të ndryshme, informon media kosovare.

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Varagë paraditen e sotme u shpreh se për shpërthimin nuk janë përgjegjës vetëm një ose dy persona, “por një grup i strukturuar i dirigjuar nga Serbia”.

 Aksion i forcave të Policisë së Kosovës u zhvillua në veriun e vendit paraditen e sotme.