TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Së shpejti, një vend tjetër do të tërheqë njohjen e Kosovës, tha për Tanjug ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
Serbia më herët kishte njoftuar se në një moment të caktuar do të njoftojë se cilat shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, përveç atyre për të cilat dihet.
Daçiç më herët ka paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë këtë vit luftën e vështirë diplomatike dhe politike në lidhje me mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Serbisë.