BALLKAN, 4 Maj 2022, 22:22

Brenda dhomës së negociatave, Lajçak publikon fotografinë nga darka me Kurtin dhe Vuçiçin

Brenda dhomës së negociatave, Lajçak publikon fotografinë

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se do të vazhdojnë diskutimin me kryenegociatorët e dialogut më 13 maj.

Lajçak me një postim në Twitter njoftoi se darka joformale ka përfunduar, për të cilën tha ishte i është mirënjohës qeverisë gjermane për pritjen.

Në fotografinë e postuar nga Lajçak shihet se kryeministri Kurti ishte duke buzëqeshur, ndryshe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth Dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Lajcak. /Express/