TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Evropian ka njoftuar se Athina, Selaniku, Kalamata, Janina, Trikala dhe Kozani janë përzgjedhur nga 377 qytete evropiane për të marrë pjesë në programin e Komisionit Evropian “100 Qytete Neutrale Klimatike deri në vitin 2030”.
Sipas programit, gjashtë qytetet greke ftohen deri në vitin 2030, pra 10 vjet më herët se qytetet e tjera të BE-së për të adoptuar një mënyrë transporti dhe lëvizje, miqësore me mjedisin!
Shumë qytete evropiane që marrin pjesë në program kanë ndaluar tashmë lëvizjen e makinave dhe kamionëve të vjetër dhe ndotës në rrugët urbane, në mënyrë që pronarët e tyre të kalojnë në automjete elektrike ose automjete të reja që emetojnë ndotje të ulët.
Kjo do të thotë që makina e secilit person që nuk i plotëson kushtet mund të bllokohet dhe të mos lejohet të lëviz në këto qytete.
Misioni Evropian do të plotësojë nevojat për rigjallërimin e zonave urbane me rezultatet e pritshme: përmirësimin e cilësisë dhe estetikës së mjedisit urban, efiçencën e energjisë dhe cilësinë e ndërtesave, gjurmën mjedisore të hapësirës publike, reduktimin e emetimeve nga udhëtimet e përditshme, kursimin e burimeve natyrore si dhe të transformimit dixhital të zonave urbane.