BALLKAN, 4 Maj 2022, 14:37

Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës

Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në
Knut Abraham

Anëtari i Asamblesë së Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Knut Abraham, ka deklaruar se qeveria gjermane ka konfirmuar se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës.

“Përgjigja e qeverisë gjermane rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës është shumë inkurajuese”, ka thënë ai, duke shtuar: “Qeveria federale mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës. Është me rëndësi që për këtë çështje të ketë një koordinim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe në Këshill të Europës”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur optimiste për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Europës.