TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, akuzon Serbinë se ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe.
Zyrtari shkroi në rrjetet sociale se një pretendim të ngjashëm pati edhe shefja e misionit të Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau, shkruan A2.
“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Serbia ndërhyri në zgjedhje duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, pohon Rhode.
Në Kosovë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ndërsa ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave.