BALLKAN, 15 Shkurt 2025, 20:34

Ndryshim kursi i Shkupit/ Kërkohej nga Interpoli me kërkesë të Serbisë, Maqedonia e Veriut arreston në kufi ish-ushtarin e UÇK

Ndryshim kursi i Shkupit/ Kërkohej nga Interpoli me kërkesë

Policia maqedonase ka vënë në pranga një shtetas nga Kosova. Sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ndalimi u bë në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpol-it.

Mediat maqedonase kanë raportuar se bëhet fjalë për Bajram Eminin, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga qyteti i Ferizajt. Ai u arrestua të premten në pikën kufitare të Bllacës, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se ai ishte i regjistruar me masë ‘arrest’ me kërkesë të Interpol-it”, thuhet në njoftimin Ministrisë maqedonase.

I arrestuari i është dorëzuar punonjësve të policisë së Interpol-it për procedim të mëtejshëm, tha ajo.

Mediat maqedonase kanë raportuar se bëhet fjalë për Bajram Eminin, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga qyteti i Ferizajt.