BALLKAN, 30 Dhjetor 2024, 14:35

“Askush nuk është mbi ligjin”, Prokurori special i Kosovës i përgjigjet kryeministrit Kurti

“Askush nuk është mbi ligjin”, Prokurori special i

“Askush nuk qëndron mbi ligjin, qoftë ai edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.”. Ky ishte mesazhi që kryeprokurori special Blerim Isufaj dërgoi nga konferencën e punës përmbyllëse të vitit 2024 të institucionit që ai drejton, ndërsa i quajti denigruese sulmet ndaj drejtësisë.

Kryeprokurori special theksoj se institucioni qe ai drejton nuk punon ne mënyrë selektive, dhe pyetjes nëse ai ka diçka personale, Isufaj iu përgjigj se një metode e tille pune është e papranueshme. Sipas kryeprokurorit Isuaj nuk ka asnjë rast ne dijeni e tij kur te thirrurit nga prokuroria Speciale janë pyetur ne zyrat e qeverise, ndaj Kreu i ekzekutivit duhet te tregohet bashkepunues.

Vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk i është përgjigjur thirrjes se prokurorisë special te Kosovës për t’u pyetur lidhur me një rast korrupsioni ku implikohen ministra te qeverise te tij, ka sulmuar ashpër prokurorinë. Kreu i qeverisë kosovare shkoi dhe me tej ne sulmin e paprecedente, teksa i quajti prokurorët e Kosovës, “kërmij”, dhe “lepuj”.

Kurti ka vendosur që të mos i përgjigjet kërkesës së Prokurorisë Speciale për t’u pyetur si dëshmitar. Ai përmendi Kryeprokurorin e prokurorisë speciale. Blerim Isufajn, i cili nuk pranohet për kryeprokuror nga Qeveria dhe Presidenca, megjithëse është zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke e quajtur atë “regjisor te skenës kur Kurti hyn në Prokurori dhe bëhet lajm ndërkombëtar për korrupsion”.