TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar ndaj vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila i hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Daçiç thotë se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.
Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) citoi Daçiçin, i cili ka thënë se “Serbia do ta vazhdojë luftën e saj me të gjitha forcat në mënyrë që vendimi të mos miratohet në Komitetin e Ministrave më 16 maj”.
“Ne do ta shohim vlerën e fjalës që bashkësia ndërkombëtare ia dha presidentit Aleksandër Vuçiç, se Kosova nuk do të pranohej në Këshillin e Evropës derisa ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndryshe do të jetë gënjeshtër përsëri”, tha Daçiç.
Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.