BALLKAN, 16 Prill 2024, 20:25

Votimi i Asamblesë së KiE për Kosovën, Osmani: Moment historik në rrugëtimin  evropian

Votimi i Asamblesë së KiE për Kosovën, Osmani: Moment

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës që votoi pro anëtarësim të Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar, duke theksuar se votimi është dëshmi e përkushtimit për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.


“Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian. Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e  përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë. Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut.

Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike! Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, shkruan Osmani.