BALLKAN, 21 Shkurt 2023, 13:47

Analisti: Vuçiç kërkon pazare, ja çfarë synon presidenti serb në Bruksel

Analisti: Vuçiç kërkon pazare, ja çfarë synon

Më 27 shkurt, kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Analisti Nexhmedin Spahiu, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se nëse nënshkruhet marrëveshja e asociacionit, presidenti serb do të kërkojë pazare të tjera për të njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Nga ana tjetër, ai tha se asociacioni është kushti i fundit që Serbia të njohë Kosovën dhe se nuk bën kompromise të tjera.

“Albin Kurti insiston që të bisedohet një herë për planin franko-gjerman dhe më pas të flitet për asociacionin.

Vuçiç insiston që të kryhet puna e asociacionit dhe më pas të ngrejë pazarin. Nëse do të bëhet asociacioni, atëherë Serbia do të nxjerrë kushte të tjera për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Ndërkohë, nga ana tjetër Kurti është i vendosur që asociacionit do të jetë kushti i fundit që Serbia të njohë Kosovë”- tha ai.