BALLKAN, 18 Shkurt 2023, 20:50

Borrell takon Kurtin: Normalizimi i raporteve me Serbinë, kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Borrell takon Kurtin: Normalizimi i raporteve me Serbinë, kyç

Normalizimi i raporteve me Serbinë është kyç për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, ka thënë Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së të shtunën, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“U takova me Kurtin në MSC2023 për të diskutuar për nevojën për avancim të propozimit të BE-së për normalizim raportesh me Serbinë, që është kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për takim në nivel të lartë më 27 shkurt”, ka shkruar Borrell në Twitter pas takimit me Kurtin.