TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka konfirmuar largimin e Gabriel Escobar nga detyrën e tij si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në Facebook të ambasadës së SHBA në Kosovë, Hovenier falenderon Escobar “për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor”.
“Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj atij sukses në detyrën e tij të radhës
Unë kam qenë i nderuar të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së.
Falenderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në mesazhin e Hovenier.