BALLKAN, 26 Shkurt 2026, 17:12

Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriçit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën

Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriçit iu

Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviç, ka komentuar vizitën e kryediplomatit serb, Marko Gjuriç, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Gjuriçit i është treguar marrëveshja e fshehtë dhe detyruese nga Sekretari Amerikan, Marko Rubio, për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës

Sipas Vujoviq, ky ka qenë qëllimi kryesor se pse Gjuriç është ftuar në SHBA, që në emër të Qeverisë dhe Shtëpisë së Bardhë t’i propozohet marrëveshja “e fshehtë dhe detyruese”.

“Gjuriç u ftua në Uashington në mënyrë që Rubio, në emër të qeverisë amerikane dhe Presidentit Donald Trump, ta prezantonte atë me marrëveshjen e fshehtë detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky ishte qëllimi kryesor i ftesës së Gjuriçit në Uashington. Çdo ditë, hap pas hapi, Serbia po i afrohet formalizimit dhe njohjes zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur”, ka thënë ish-diplomati serb për agjencinë e lajmeve Beta.