TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i quajti alarmet false për bombat në shkollat vendase, një luftë hibride ndaj shtetit.
“Unë jam i mendimit se alarmet për bomba të vendosura në shkolla përfaqësojnë një sulm hibrid ndaj shtetit dhe se është një akt monstruoz, sepse kushdo që e bën, shqetëson nxënësit, prindërit e tyre dhe kuadrin mësimor dhe mbarë shtetin”, tha ai.
Zyrtari maqedonas shtoi se institucionet vendase janë të përkushtuara që të identifikojnë n ënjë kohë të shkurtër autorët.
“Institucionet janë të përkushtuara maksimalisht në këtë pjesë. Pres që në një kohë shumë të shkurtër të kemi realizim për zbulimin e njërit prej autorëve”, deklaroi ai.