TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka deklaruar se nuk ka një propozim të ri për zgjidhjen e krizës në Veri të Kosovës.
Në një intervistë për mediat, Stano ka thënë se informacioni për propozimin e ri të publikuar në disa media nuk është i saktë.
“Ka një propozim në tryezë që Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, foli në një konferencë shtypi të hënën dhe diskutimet për të janë duke vazhduar. Pra, nuk ka asgjë të re dhe ajo që u tha të hënën është ende e rëndësishme", tha Peter Stano.