TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet kroate kanë arrestuar një pilot të forcave ajrore kroate, me inicialet J.I, si dhe të dashurën e tij, një shtetase serbe nga Mitrovica, nën dyshimet për përfshirje në aktivitete spiunazhi.
Mediat kroate raportuan sot për arrestimin e çiftit, ndërsa Gazeta Express mëson ekskluzivisht se e arrestuara është 46-vjeçarja Ana (Dragomir) Murganiq, e cila banon në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicën e Veriut.

Burime të afërta me hetimin konfirmojnë se Murganiq ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me zyrtarë të lartë të Listës Srpska, duke përfshirë shoqërimin e saj në disa raste me Miodrag Miliçeviqin, drejtor i OJQ-së “Aktiv”, si dhe me Igor Kallamarin, ish-anëtar i ekipit menaxhues për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Gjithashtu, mësohet se Murganiq ka punuar më herët për EULEX dhe UNMIK, ku dyshohet se ka krijuar lidhje të afërta me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, të cilët sipas burimeve mund të kenë qenë subjekt shantazhimi nga ana e saj. Rasti po trajtohet me seriozitet të lartë nga autoritetet kroate dhe ato ndërkombëtare, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim.
Një burim i ka thënë Gazetës Express se shërbimet serbe kanë rekrutuar dhe nxitur punësimin e serbëve brenda organizatave ndërkombëtare në Kosovë, duke i shfrytëzuar për sigurim të informacioneve dhe në të njëjtën kohë për interferim në drejtesi e sidomos ndaj njerezve të UÇK-së.
Murganiq sipas burimeve ka informuar në vazhdimesi zyrtarët e Listës Srpska për zhvillimet në këto organizata.
Në operacionin për arrestimin e saj dhe pilotit kroat, sipas mediumit kroat është përfshirë edhe Europol.
Siç raporton ky medium, hetuesit dyshojnë se piloti ushtarak i jepte sekrete partneres së tij, dhe ajo ia dërgonte ato Listës Serbe.

Nndex shkruan se e mori këtë informacion nga burime të besueshme por se kur kanë provuar ta konfirmojnë, kanë hasur në heshtje të institucioneve kroate.
“Drejtoria e Policisë na tha të kontaktonim Ministrinë e Mbrojtjes, meqenëse policia ushtarake është e përfshirë në këtë rast, por Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka dhënë asnjë informacion.Jozyrtarisht kemi mësuar se të dy të dyshuarit janë marrë në pyetje sot dhe se pritet një vendim nëse ata do të përfundojnë në paraburgim”, shkruan Index.hr.
“Sipas informacionit që arritëm të mbledhim, hetuesit dyshojnë se piloti ushtarak kroat, i cili ishte i angazhuar në KFOR (forca ndërkombëtare paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë), i dha partneres së tij informacione konfidenciale që ajo ua kaloi anëtarëve të Listës Serbe, partisë së pakicës serbe në Kosovë.”, shton raportimi i mediumit kroat.
Siç raporton ky medium, dyshohet se J.A.i ka dhënë të dashurës së tij informacione rreth lëvizjeve të serbëve në Veri të Kosovës nga fundi i vitit 2022 deri në këtë vit, si dhe lëvizjeve të trupave të KFOR-it.
