TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duke filluar nga 1 dhjetori 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit.
Lajmi u njoftua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i cili tha se regjimi pa viza vlen për poseduesit e pasaportave të rregullta, diplomatike apo zyrtare të Kosovës.
Tajvani ka njohur pavarësinë e Kosovës në shkurt të vitit 2008. Kina – që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – pretendon se Tajvani është pjesë e saj dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës që një ditë të marrë nën kontroll ishullin.