TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve, Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu për vrasjen e 18-vjeçarit Liridon Fejzullahu në Podujevë. Kështu ka konfirmuar avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi.
“Po iu është ngritur aktakuzë për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, ka thënë ai, raportojnë mediat e Kosovës. Liridoni u godit me mjete të forta nga dy të dyshuarit më 14 janar në rrugën “Dardania” në Podujevë.
Më pas ai ishte dërguar për trajtim në spital, ku si pasojë e plagëve të marra vdiq më 20 janar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).