TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka uruar Kosovën për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në Twitter, Abazoviç thotë se aplikimi ishte një akt historik për Kosovën. Ai theksoi se Mali i Zi do e mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane. RK do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së!”, shkroi Abazoviç.
I drejtoj urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjën e liberalizimit të vizave! ⬇️ @albinkurti
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) December 16, 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë, vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.