TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ish polic nga komuniteti serb është arrestuar nga policia e Kosovës pasi dyshohet se ka kryer krime lufte.
Mësohet se shtetasi me iniciale S.T është arrestuar ditën e djeshme.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ai është arrestuar për shkak të dyshimeve për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë.
Sipas këtyre burimeve, i arrestuari është nga fshati Novolan i Vushtrrisë, ndërsa ka shërbyer në Policinë e Kosovës – stacioni Mitrovicë Veriore nga viti 2013 deri para disa ditësh kur ka lënë shërbimin.