TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo duket se po e shijon eksperiencën e re në Serinë A me Juventusin. I transferuar për shifrën 117 milion euro nga Reali i Madridit, 33-vjeçari ka ftuar edhe Lionel Mesin të transferohet në Itali.
“A ka nevojë Messi më shumë për ty?
Për mua jeta është një sfidë, më pëlqen t’i bëjë njerëzit e lumtur. Dua që Messi të vijë në Itali një ditë. Unë shpresoj se ai do ta pranojë sfidën si unë, por nëse Leo është i lumtur në Barcelonë atëherë unë e respektojë atë”, deklaroi Cristiano Ronaldo.
Ronaldo shtoi se Mesi është një futbollist dhe njeri fantastik, duke insistuar se në Itali nuk i mungon asgjë.
“Messi është një lojtar fantastik dhe një djalë i mirë, por mua nuk më mungon asgjë në Itali. Kjo është jeta ime e re dhe unë jam i lumtur këtu”, u shpreh portugezi për LaGazzetta dello Sport.
Interi ka qenë skuadra që gjithmonë ka ëndërruar transferimin e yllit argjentinas, ndërsa këtë verë edhe skuadra e Romës dhe presidenti i saj James Pallota publikisht bënë të ditur se do të dëshironin të nënshkruanin me Messin edhe pse ishin të vetëdijshëm se ishte një mision thuajse i pamundur.
E ardhmja e Messit nuk dihet, por argjentinasi gjithmonë ka deklaruar se karrierën do ta mbyll tek klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys në vendlindje.
