AKTUALITET, 12 Shtator 2021, 22:25

Avioni bën ulje emergjente, katër të vdekur në Siberi

Avioni bën ulje emergjente, katër të vdekur në Siberi

Katër persona u vranë pasi një avion i vogël me 14 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit bëri ulje emergjente në një pyll në Siberinë juglindore,

Rusi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Civile.

Avioni L-410, ishte nisur nga Irkutsk dhe u rrëzua 4 kilometra nga destinacioni i tij, fshati Kazatsinkoye.

Sipas indikacioneve të para, kishte disa dëmtime mekanike që e detyruan ekuipazhin të tentonte uljen e detyruar. Raportet e para thanë se 11 nga pasagjerët ishin bllokuar në rrënoja, por ishin gjallë.

Pamjet e postuara në faqet e rrjeteve sociale tregojnë anëtarët e ekipit të shpëtimit që mbajnë elektrik dore dhe barela pranë një lumi kur bie nata.

https://twitter.com/W0lverineupdate/status/1437102742594412548?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1437111668039774209%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Favioni-ben-ulje-emergjente-kater-te-vdekur-ne-siberi%2F